Pamje të rënda: Viktima nxirret nga makina në lumin Gjanica (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Ballsh.

“Ford”-i ka dalë nga rruga duke perfunduar e zhytur në lumin Gjanica. Si pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit Gramoz Isufaj nga Lushnja.

Në këto pamje, shihet se makina me trupin e viktimës po nxirret nga lumi, duke përdorur litarë dhe pjesë e operacionit përveç policisë janë bërë edhe persona të tjerë, shumë edhe kalimtarë të rastit.


Shtuar 5.02.2020 11:02