Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme ku si pasojë humbi jetën 22 vjeçari Orgest Lasku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 :15 min tek ura e Shkumbinit, në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.
22-vjeçari humbi kontrollin e automjetit pas një parakalimi të gabuar, duke u përplasur me trafikndarësen.
Njoftimi i Policisë
Kavajë/Informacion Paraprak. Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.