Palët bien dakord, kur do të mblidhet Këshilli Politik

Pas ftesës së përfaqësuesit të PS Damian Gjiknurit, opozita jashtëparlamentare shprehu dakordësinë për t’u mbledhur në tryezën e Këshilit Politik.

Ky takim, pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.

Në këtë takim, pritet të diskutohen çështjet që ndajnë thelbësisht mazhorancën qeveritare dhe opozitën jashtë parlamentare, ku pika më e nxehtë e debatit qëndron te ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe lejimin ose jo të koalicioneve.


Shtuar 17.07.2020 18:28