Pa mbështetje e pa punë, flet komshia e nënës dhe vajzës që u vetëflijuan në Tiranë

Një ngjarje tragjike është zbuluar sot në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa tjetra gjendet në gjendje kritike për jetën.

Një prej banoreve në pallatin ku janë gjetur të vdekura dy gra, tha se kishte ditë që nuk i kishin parë.

Sipas gruas, vajzat kishin mbetur pa punë pas pandemisë.

Banorja: Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë.

Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat.

Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë.


Shtuar 2.07.2020 20:42