OSBH ka një thirrje për duhanpirësit: Jeni më të rrezikuar nga COVID-19!

OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që konsumojnë duhan se tani është koha e duhur për ta lënë.

Në një mesazh në “Facebook”, OBSH thekson se duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i bërë këta persona më të cënueshëm nga infeksioni i koronavirusit.

“Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19.

Është koha e duhur për t’i dhënë fund duhanpirjes për një shëndet më të sigurt dhe më të mirë”, -thuhet në njoftimin e OBSH në Tiranë.


Shtuar 30.03.2020 16:47