Organizoi dasmë në kohë pandemie, gjobitet me 1 milion lekë

“Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara…”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije së fundmi se duke filluar nga muaji shtator do merren masa të shtuara lidhur me pandeminë, përkatësisht, do dyfishohet numri i testimeve.

Manastirliu u shpreh se po bëhet çdo përpjekje për t’ju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër:

“Duke filluar nga muaji shtator, kapacitetet e testimit do të rriten me dy herë, duke shtuar ekipet e terrenit, infrastrukturën e nevojshme dhe kapacitetet laboratorike.

Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për t’ju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër.

Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID-19.

Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, të përcaktuara nga ekspertët e ISHP, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, etj, me vaksinën e gripit falas”.


Shtuar 17.08.2020 14:52