Organizoi dasmë me flamur, biznesmeni merr gjobën e majme

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi shkeli rregulla për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas polcicisë, në një restorant në Paskuqan organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shtuar 7.08.2020 09:37