Vittitio Sgarbi, i njohur në Shqipëri si miku i kryeministrit Edi Rama është nxjerrë zvarrë nga Kuvendi Italian pasi ka ofenduar kolegët e tij.
Mediat vendase shkruajnë se Sgarbin përdori një fjalor fyes në drejtim të kolegëve, çka bëri që drejtuesja e seancës të kërkonte largimin e tij.
Ai nuk pranoi dhe kështu ndërhynë forcat e sigurisë duke e larguar me forcë e teksa tërhiqej zvarrë, mbante në duar disa letra dhe ulërinte.
Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë Sgarbi deklaroi në Shqipëri se Bylysi është qytet i lashtë grek, duke hapur polemika të mëdha në Shqipëri.
