“Njerez, prioriteti eshte te zhduken kta klysha ku*rvash”
Pas këtij statusi në Facebook, prezantueses Inida Gjatës ose Zhakut, i është bllokuar adresa në këtë rrjet social.
Megjithëse prej vitesh jeton në Gjermani, Zhaku përmes postimeve në profilin e saj në “Facebook”, ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me shembjen e Teatrit.
Statusi i parë:
Njerez, prioriteti eshte te zhduken kta klysha ku*rvash. Teatri bohet pastaj. Urgjente eshte zhdukja e ktyre urgjent! Per ate ti mblidhni firmat, per zhdukjen e ktyre te behen protestat. Njerez fokusohuni ne thelbin e problemit. Ky ka ncer nuk zhduket me perkedhelje miq!
_______________________
Por pas gjuhës së ashpër kundër qeverisë dhe njerëzve në pushtet, sot Zhaku nuk ka mundur që të publikojë në median e saj sociale, për shkak të raportimeve të shumta në Facebook.
Megjithatë Zhaku me ndihmën e një inxhinieri ka mundur që ta rimarrë faqen e saj ndërkohë që ka paralajmëruar se ato që e raportojnë do të thyejnë kokat e tyre.
Reagimi pas mbylljes së faqes:
2800 raportime, bllokuan faqjen time ne FB sot miq te dashur dhe une nuk mund te postoja sot asnje status. Por Zoti, sa ti shton ” armiqte” aq ti shton dhe miqte dhe fale angazhimit vullnetar e te menjehershem te nje Ing. emrin e te cilit e kam sekret se eshte 007 im kunder censures se pushtetit, faqja u lirua. Nese e raportoni prape, une prape do e liroj, pra mos i hyni luftes me mua se sic po e shihni, do th yeni kokat tuaja.
