OBSH doli sot në një transmetim të drejtpërdrejtë ku drejtuesit dhe ekspertët e saj u ndalën gjatë te debati për maskat.
Ata deklaruan se nuk rekomandohet mbajtja e maskave nëse nuk jeni të sëmurë apo nuk jeni duke u kujdesur për një person të sëmurë.
Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programin e urgjencave shëndetësore, gjatë konferencës për media në Gjenevë të Zvicrës se, deri më tani nuk ka ndonjë provë që të tregojë se mbajtja e maskave ka ndonjë përfitim potencial, duke shtuar se në këto kushte mbajtja e maskave nga ana e qytetarëve është një shpenzim i kotë për ta, si dhe konsum i resurseve për bluzat e bardha.