Nxjerrja e tankeve në Bulevard, fotot e panjohura nga 20 shkurti i 1991 (FOTO LAJM)

Memoria.al publikon disa foto të panjohura që i përkasin 20 shkurtit të vitit 1990, të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla dhe të papublikuara kurrë më pare, me protestat masive që filluan në Qytetin “Studenti” ku studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës ishin ngujuar në grevë urie për heqin e emrit të udhëheqësit komunist, Enver Hoxha nga universiteti i tyre.

Imazhet e rralla të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kishin dalë tanket dhe automjetet e Gardës së Republikës me ushtarët e oficerët e armatosur, të fotografuar nga katet e larta të Hotel “Dajti”-t, dhe protestat masive e popullit të kryeqytetit dhe atyre të ardhur nga rrethet në Sheshin “Skënderbej”, në përleshje me forcat special të policisë që kishin dalë për të mbrojtur monumentin e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë në rrugët e Tiranës…


Shtuar 20.02.2020 11:39