Nuk u pranuan listat e hapura! Hajdari: Mora garancinë e ambasadores Kim!

“Unë sot mora garancinë më së tepërmi nga ambasada amerikane, nga delegacioni i BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, do flasim për lista të hapura, për ligjin e referendumeve që e kam depozituar në Kuvend dhe po merr udhën e vet…”

Fjala e përfaqësueses së opozitës Rudina Hajdari pasi u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore:

“Nuk ka qenë një gjë e lehtë se të quhej një Reformë duhet të kishte edhe elementë të tjerë. Ajo që mund të them sot është që minimalisht nëse do e bllokonim, do isha vetëm unë që do e bllokoja do dukej sikur nuk do e doja rrugën drejt BE.

Besoj se ajo që është e dukshme është se opozita parlamentare ka qëndruar në parlament për t’ja shtruar rrugën Shqiperisë qoftë për reformën zgejdhore, reformën në drejtësi, por duhet të jemi vigjilentë se nuk ka thjesht dëmtim të Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe demokracisë.

Partia Socialiste, mazhoranca e ka kapur pushtetin dhe jam e bindur që shumë njerëz që er kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një disktuim që nuk ishte fare në axhendë dhe kjo bisedë është hapur në cdo tryezë, të gjithë janë koshientë që jhapja e listave garanton Shqipëri funksionale.

Kushto që të vijë pas Edi Ramës, të mos sillet si Edi Rama. Ne e kemi parë në këto 30 vite të njëjtët aktorë duke u sjellë në të njëjtën mënyrë, shpresoja që në Reformën Zgjedhore ta kishim dhe këtë pikë.

Nuk mund të futemi në Bashkimin Europian nëse nuk jemi si BE. Unë sot mora garancinë më ë tepërmi nga ambasada amerikane, nga delegacioni i BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, do flasim për lista të hapura, për ligjin e referendumeve që e kam depozituar në Kuvend dhe po merr udhën e vet.

Cështja e fundit dhe e rëndësishme është vota e diasporës. Këto tre gjëra që në fakt orientohen drejt publikut shqiptar dhe Shqiptarëve që duan një vend më të mirë, që besojnë se ditë më të mira do të vijnë por duhet të kemi durim dhe vendosmëri që këto çështje të ecin përpara.”


Shtuar 5.06.2020 19:55