Nuk tregoi se ishte në Itali, e moshuara nuk ka infektuar asnjë nga 17 mjekët në Fier!

Një tjetër lajm i mirë është bërë zyrtar për median.

17 personat, mjekë e infermierë të cilët u vetëkarantinuan pas rastit me të moshuarën në Fier, kanë rezultuar negativë për koronavirusin.

Edhe pse mjekët e infermierët në fjalë janë kujdesur për pacientët në fjalë e cila nuk ka treguar se ka një histori udhëtimi me Italinë.

17 pjestarë të stafit u vetekarantinuan pas rastit të një 61 vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kishte marrë ndihmë në këtë spital.


Shtuar 17.03.2020 19:37