Nuk tregoi se ishte me koronavirus, vetëkarantinohen 18 persona nga stafi mjekësor në Fier

Ka shkuar në 18 persona, stafi mjekësor i cili është vetëkarantinuar.

Mes tyre 3 mjeke dhe pjesa tjetër infermiere dhe sanitare. Kanë bërë analizat dhe presin përgjigje.

Nëse dalin negative, të hënën a të marten rikthehen në punë, nëse dalin pozitive vazhdojnë karantinën për 2 javë.

Ka qënë një paciente 61-vjeçare e cila ka kryer një vizitë në qëndrën shëndetësore në Roskovec, ku nuk ka treguar se ka ardhur nga një vizitë në Itali, aty ku tashmë është epiqendra e koronavisurit.


Shtuar 14.03.2020 18:05