Ish-kreu i Aluiznit në Durrës, Flamur Gjuzi ka sfidur policinë duke mos pyetur në lidhje me hetimin e hapur ndaj tij dhe së është aktualisht në kërkim, duke postuar në Facebook.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjuzi i ka shprehur nga arratia ngushëllimet familjes së mikut të tij që humbi jetën një ditë më parë.
Gjuzi ka zgjedhur rrjetin e tij social Facebook për të sfiduar drejtësinë, për të bërë homazhe për ndarjen nga jeta e mikun e tij të ngushtë.
“Zoti po merr të mirët.
Pas Gencit sot u përcoll në banesën e fundit shoku, miku, vëllai tjetër i imi, Ilir Tanko.
Më fal që nuk mund të isha pranë të të thosha lamtumirë sot, por ja që ky është realiteti në këtë botë që jetojmë.
Lamtumirë Ilir, Ilirjan Tanko, në zemrën e të gjithë miqve që të deshën vërtetë do të jetosh përgjithmonë. Qofsh i xhenetit vëllai im.” shkruan Gjuzi.