Nuk keni marrë ende pagën e luftës, ky është afati i fundit i aplikimit

Afati i fundit për personat që nuk kanë plotësuar dokumentacionin për pagën e luftës, është data 25 shtator. Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha për “Euronews Albania” se në total janë 1500 persona që nuk kanë mundur ende të përfitojnë pagën e luftës, për shkak se nuk kanë dhënë numrin e llogarisë bankare.

E pyetur lidhur me numrin e bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë, Ibrahimaj solli shifra të cilat sipas saj, vërtetojnë se numri i bizneseve të mbyllura apo që kanë kaluar në statusin pasiv në periudhën janar-qershor për 2020 është më i vogël se i atyre të mbyllura apo që kanë kaluar në statusin pasiv për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo theksoi se gjatë pandemisë nuk ka pasur një shtim të mbylljes së aktiviteteve, por ka pasur një reduktim të punësimit tek biznesi i madh, konkretisht 14 mijë persona.


Shtuar 22.09.2020 12:32