Nuk iu ndalua RENEA-s në Elbasan, gjendet e braktisur makina luksoze

Një mjet tip “Porche Cayenne” e tipit të fundit është gjetur e braktisur në rrethinat e qytetit.

Mbrëmjen e sotme është gjetur një makinë tip “Porche Cayenne” në rrethinat e Elbasanit.

Sipas raportimeve të para mësohet se është e njëjta makinë e cila u ndoq nga Policia e Shtetit pasi nuk u ndalua pas urdhrit të RENEA-s.

Mësohet se mjeti ishte marrë me qira dhe pronari i makinës, ka deklaruar se nuk kishte pas kontratë me personin që e kishte marrë për ta shfrytëzuar.

Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet duke u bazuar tek të dhënat fizike që ka dhënë qiradhënësi. Ende nuk dihet nëse automjeti është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale./albeu.com/


Shtuar 18.09.2020 20:37