Nuk ishte parë prej ditësh, gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë

Një grua 72 vjeçare është gjendur e pajetë ditën e sotme në Sarandë.

Bëhet fjalë për një ish-mësuese që kishte dalë në pension, e identifikuar si Lida Dako.

72-vjeçarja mësohet se jetonte e vetme në lagjen nr.3 të Sarandës., pasi burri i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kishin fëmijë.

Dyshohet se e ndjera kishte rreth një javë që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ishin fqinjët që nisur nga era e rëndë që vinte nga shtëpia e saj ndërhynë dhe kur hapën derën konstatuan se e moshuara kishte ndërruar jetë.


Shtuar 6.09.2020 18:16