Britania e Madhe sipas studiuesve do të jetë si vendi që do të jetë më i godituri nga koronavirusi.
Ekspertët kanë parashikuar se Mbretëria e Bashkuar jo vetëm do të jetë vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, por do të përbëjë më shumë se 40% të vdekjeve totale në të gjithë kontinentin.
Instituti për Matjet e Të Dhënave Shëndetësore dhe Vlerësimin (IHME) në Seattle, SHBA, parashikon 66,000 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar nga Covid-19 deri në gusht, me një kulm prej gati 3,000 në ditë, bazuar në një ngjitje të pjerrët në vdekjet e përditshme në fillim të shpërthimit.
Analistët gjithashtu pohojnë se diskutimet mbi “imunitetin e tufës” çuan në një vonesë në Mbretërinë e Bashkuar në prezantimin e masave për distancimin fizik, të cilat u vendosën nga 23 marsi në Angli, kur numri i vdekjeve të përditshme të koronavirusit ishte rreth të pesëdhjetave. Portugalia, për krahasim, kishte vetëm një vdekje të konfirmuar kur u vendosën masa distancuese.
Modelimi IHME parashikon që deri më 4 gusht në Mbretërinë e Bashkuar do të shohim gjithsej 66,314 vdekje – një mesatare e marrë nga një gamë e madhe vlerësimesh midis 14.572 dhe 219.211 vdekje, duke treguar pasiguritë rreth tij.
Në mars, ekspertët, të mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, të udhëhequr nga ekipi në Imperial College London, thanë se vdekjet mund të arrinin në 260,000 në Mbretërinë e Bashkuar pa asnjë kufizim në lëvizje, por ata shpresonin që vdekjet të zbrisnin në 20,000 përmes strategjisë së bllokimit.