“Nuk e dua më djalin tënd”, flasin prindërit e 31 vjeçarit që tentoi vetëvrasjen

Nëna e 31-vjeçarit që tentoi të vriste veten në shtëpinë e vjehrrit të tij ka sqaruar para mediave çfarë ndodh që biri i saj mori armën e kërcënoi me jetë.

Sabire Meta shprehet se djali i saj Eltoni ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se nusja ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën 1 vjeç e gjysmë, dhe kjo ka bërë që ai të tentonte vetëvrasjen.

‘Djali kaloi në depresion prej nuses, se sillej shumë keq nusja me të. E morëm të vogël, dhe më thoshte të nesërmen ‘jam bërë pishman’. Iku nga shtëpia mori dhe vajzën e mitur, 1 vjeç e gjysmë. E mora në telefon dhe i thashë o Ina pse e bëre këtë, o ma më tha unë se dua më djalin tënd. E pashë që shkruante në telefon por nuk e dija se po na e punonte.

I them djalit o vëlla shkojmë bashkë dhe e marrim, fola me gjyshen e saj në telefon dhe i thashë se ti je plakë pse i nxit gjërat. I ngritën kurth djalit, e ka denoncuar në rajon atë ditë që iku nusja nga shtëpia. Djali iku në drejtim të paditur, kishte ikur në Malin e Tomorrit, djali në muajin Prill ka bërë një aksident të rëndë, e keni dhe në gazeta. Ndoshta ka kaluar dhe nga kjo, policia e ndihmoi shumë se ai kishte thënë që do të vetëvritej. Siç ma nxiu ajo mua pragun e shtëpisë, ashtu ia nxiftë dhe asaj”, shprehet Meta.

Ndërkohë babai i 31-vjeçarit u shpreh: Policia nuk e ndihmoi djalin, kaloi në depresion dhe e gjetën në Malin e Tomorrit, ai kaloi në depresion prej xhelozisë së gruas, se thoshte ajo që burri ka 3-4 dashnore.

Gjatë ditës së djeshme Elton Meta tentoi vetëvrasjen në shtëpinë e vjehrrit, dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s për neutralizimin e tij.


Shtuar 20.09.2020 08:09