Shkresat zyrtare janë një prej mekanizamve të kontrollit parlamentar, por gjatë vitit 2019 kjo e drejtë është ushtruar më shumë nga opozita, se sa nga mazhoranca.
Kështu, në 95 shkresa zyrtare që kanë dalë nga Kuvendi me firmën e deputetëve drejt qeverisë apo institucioneve të pavarura, vetëm 35 u takojnë deputetëve socialistë.
44 % e këkesave janë të opozitës së vjetër, PD e LSI gjatë dy muajve të parë të 2019, kur ata ishin në parlament.
Opozita e re gjatë gjithë vitit, ka dërguar vetëm 18 kërkesa për informacion tek qeveria. Ndër deputetët e rinj, spikat Vasil Sterjovski. Ai përfaqëson minoritetin maqedonas, dhe ka drejtuar disa shkresa për furnizimin me energji të bashkisë Pustec, për arsimimin në gjuhën maqedonase të minoritetit, etj.
Kërkesat e deputetëve socialistë janë vetëm 37 % e totalit. Në rastet kur ministrat nuk ju funksionojnë me telefon, apo për të lënë gjumë shkresore për shqetësimet e tyre, ata firmosin një kërkesë.
3 janë deputetet që e kanë përdorur më shumë këtë formë të kontrollit parlamentar:
Ermonela Felaj ka dorëzuar 10 kërkesa, të gjitha lidhur me zonën e saj elektorale Kucovën: ajo kërkon shtesë buxheti për bashkinë, rikonstruksion banesash të familjeve rome, rikonstruksion spitali e kishe në këtë bashki.
9 shkresa ka dërguar Vasilika Hysi, të lidhura kryesisht me drejtësinë për të mitur, pakicat kombëtare apo trajtimin e të sëmurëve mendorë në burgje.
E treta është Antoneta Dhima, me 7 kërkesa, edha ajo e përqëndruar tek zona e saj elektorale Patosi.
Dhima psh kërkon pastrimin e kolektorit në Roskovec, rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në Zharrës, apo ngritjen e një nënstacioni të ri elektrik në Patos, si dhe informacion mbi statusin e naftëtarit./abcnews.al