Nuk do të paguhen të gjithë, Rama: Nëse kompania është hapur, shkoni në punë!

Kryeministri Edi Rama thotë se për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël do të falen të gjitha kamatvonesat pas krizës për shkak të koronavirusit.

“Biznesi i vogël njësoj si qytetarët ka kamatvonesa dhe të gjitha do të fshihen. 211 mijë persona. Është një barrë shtesë, e cila do të hiqet e gjitha”, sqaron kryeministri në “Opinion” në TvKlan.

Duke sqaruar pikat e planit financiar që u shpall sot, Rama tregoi sesi do të bëhet kompensimi i rrogave të punonjësve që kanë pezulluar punën.

Ai tha se të gjithë do të paguhen aq sa i kanë pasur rrogat e munguara.

Por ai ka sqaruar se për ata punonjës të cilëve u është hapur aktiviteti i punës ku kanë qenë dhe nuk shkojnë, nuk do të kompensohen.

“Nëse aktiviteti është hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk kanë kompensim”, tha ai.


Shtuar 19.03.2020 21:02