Detaje të reja zbardhen nga krimi në Vaun e Dejës, ku u gjet i pajetë 27 vjeçari Gjin Borici Ndoj.
Gjin Boriçi, i njohur edhe si Gjin Frroku apo Gjin Ndoj, është ekzekutuar me plumb në kokë.
Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të 9 korrikut në segmentin nacional Shkodër-Tiranë, një aks që të çon në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës.
Ka qenë ora 05:55 e mëngjesit, kur në Policinë e Shkodrës ka mbërritur një telefonatë se një person i gjakosur ndodhej i shtrirë në tokë. Menjëherë efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa ka rezultuar se shtetasi Gjin Boriçi, 27 vjeç, është vrarë me plumb në kokë.
Pak metra nga viktima ndodhej makina e tij tip “BMW”, ndërsa 27-vjeçari ishte i shtrirë në tokë dhe i gjakosur nga plumbat që ka marrë në kokë. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër.