Një yll! Kush është bukuroshja zeshkane që i ka vjedhur zemrën Shpat Kasapit (FOTO LAJM)

Prej shumë kohësh nuk kemi dëgjuar të reja nga jeta romantike e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Megjithatë, ditën e sotme në media ka filluar të flitet për lidhjen e tij me një vajzë të panjohur për publikun.

Më herët ditën e sotme, Prive.al publikoi disa foto të çiftit në një nga baret e Shkupit, teksa persona të afërt kanë rrëfyer se ata tashmë nuk fshihen më.

Madje edhe në bar kanë shkuar e kanë ikur dorë-për-dore, duke mos e fshehur afërsinë mes tyre.

Së fundmi, po e njëjta media raporton se Shpati ka më shumë se një vit i lidhur.

Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin dhe njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni.


Shtuar 29.08.2020 21:14