Një tjetër humbje jete brenda 24 orëve, shkon në 20 numri i viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se deri tani 20 persona kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e Covid 19.

“Gjatë mbrëmjes së ndjeshme afër mesnatës, një 80 vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 prill dhe u izolua menjëherë si e dyshuar me Covid. Pa kryerjes së të gjitha testimeve, është vendosur menjëherë në terapi intensive. Në mbrëmje, ka dalë përgjigja e analizave që rezultonin pozitiv me Covid.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.

Teksa ditën e sotme janë konfirmuar 28 raste të tjera të prekur nga pandemia, duke çuar në 361 numrin e të infektuarëve në vend.


Shtuar 5.04.2020 09:48