Edhe pse në rënie, Italia ende vijon të përballet me një numër të lartë të infektuarish e viktimash. Për t’i ardhur sërish në ndihmë, një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh do të niset drejt shtetit fqinj për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.
Kujtojmë se më herët, në datën 28 mars u nisën 30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë, një gjest ky që u vlerësua së tepërmi nga populli italian.
Nisur nga fakti që situata në Shqipëri është nën kontroll dhe numri i pacientëve ka qenë i akët, u vendos për dërgimin e grupit të dytë, ndërsa Italia vazhdon që të luftojë pandeminë.