Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbardhur bisedën që ka zhvilluar me ambasadorin Italian, Fabrizio Bucci.
Meta thekson se Italia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik të Shipërisë, dhese së bashku me ambasadorin kanë ndarë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.
Deklarata e Metës
“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.
Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.
E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Andrà tutto bene!”, shkruan Meta.