Në Kompleksin “Golden” në Shijak aktualisht kanë zbarkuar efektivët e Operacionit Forca e Ligjit.
Altin Hajri, është një nga 200 subjektet që është pjesë e paketës ‘Anti KCK’.
OFL-ja ka nisur aksionin për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga, i cili më pas u dhunua për vdekje.
Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.
Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.