Niset me urgjencë nga Korça drejt Tiranës një punonjës policie i dyshuar me COVID 19

Një punonjës policie dyshohet se është infektuar me COVID-19. Ai është nisur me ambulancë nga Korça në drejtim të Tiranës. Mësohet se ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh.

Kujtojmë se nga qyteti i Korçës janë konfirmuar nëntë raste me koronavirus, teksa në total në Shqipëri janë regjistruar 5 humbje jete dhe 123 të prekur.


Shtuar 24.03.2020 22:42