Ngjarje tragjike, adoleshentët torturohen, abuzohen dhe varrosen të gjallë në mesnatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi në Solna, të shtunën në mbrëmje.

Dy adoleshentë raportohet se janë abuzuar dhe dhunuar para se të digjeshin të gjallë në Suedi.

Djemtë thuhet se u sulmuan nga një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar rreth orës 11:00 të Shtunën e kaluar në qytetin e Solna.

Kriminelët u përpoqën t’u shisnin adoleshentë drogë dhe kur ata refuzuan, ata i tërhoqën në një varrezë, sipas autoriteteve.

Djemtë u keqtrajtuan dhe pësuan prerje të këmbëve ndër dëmtimet e tjera.

Raportohet se ata u përdhunuan gjithashtu, sipas medias suedeze Aftonbladet.

Djemtë, moshat e të cilëve nuk janë zbuluar, u detyruan të zhvishen para se të futeshin në një gropë ku janë varrosur të gjallë, sipas autoriteteve.


Shtuar 28.08.2020 19:34