Një person është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrethana të paqarta.
Zbulimi është bërë rreth orës 08:55, në rrugën “Budi”, në banesë, ku është gjetur pa shenja jete, i moshuari H.Ç., rreth 80 vjeç.
Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë, duke lajmëruar policinë.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
