Ngjarja që tronditi Shkodrën: Plumbat kishin nën shënjestër 46 vjeçarin, si u plagos 17 vjeçari

Të shtënat me armë tronditën zonën e Shirokës në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i plagosur një kalimtar 17-vjeçar.

Gjithçka ndodhi pas konfliktit për motive të dobëta mes një 26 vjecari dhe 46 vjeçari nga Shkodra.

Ishte i riu ai që qëlloi dy herë me armë zjarri ndaj shtetasit tjetër dhe për pasojë, i mituri 17 vjeç u godit nga plumbi qorr. Ai mori plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket 46-vjeçarit, ia ka dalë ti shpëtojë plumbave që e kishin nën shënjestër.

Ndërkohë policia e Shkodres ka identifiikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.


Shtuar 16.08.2020 10:04