Ngjarja e rëndë në Vlorë: Tenton të vetëvaret në banesë, ndërron jetë 80-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pasi u dërgua në gjendje të rëndë.

Sipas informacionit të policisë, bëhet e ditur se viktima është shtetasi L. H., 80 vjeç.

Ai dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi L. H., 80 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.


Shtuar 9.05.2020 16:04