Ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja nga sherri me dy të plagosur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.
Dyshohet se sherri i rëndë ka ndodhur për shkak se njëri prej tyre ka kaluar në tokën e tjetrit pa e pyetur.
Pas vërejtjes së këtij të fundit me fjalët “pse kalon në tokën time” me sa duket ka bërë që të agravojë debati duke kaluar në konfrontim fizik dhe përdorimin e mjeteve të forta dhe prerëse.
Për pasojë, janë plagosur gjatë përleshjes shtetasit B. T., dhe B. Z., ku pas kësaj janë shoqëruar në spital dhe pas ndihmës së parë mjekësore janë shoqëruar në komisariat për llogari të hetimeve.
Duket se sherri midis dy fqinjëve në fshatin Rrëmenj të Pogradecit që përfundoi me të plagosur, ka nisur për shkak të kalimit të njërit prej tyre në tokën e tjetrit.
“Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.
Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.