Autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Elbasan është identifikuar si Astrit Thaçi.
I maskuar dhe me armë, ai grabiti një sasi të konsiderueshme florish dhe mori disa para nga argjendaria në lagjen “Aqif Pasha”.
Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që u përdor për kërcënim.
Bazuar tek identiteti i dyshuar deri tani, Astrit Thaçi ka një të shkuar kriminale dhe dyshohet të jetë autor i dy grabitjeve të ndodhura brenda tre ditësh në qytetin e Durrësit.
Mbrëmjen e 10 shkurtit, Thaçi kreu një grabitje në lagjen nr.13 ku mbeti i plagosur me armë 42-vjeçari Rexhep Tereziu.
Në tentativë për të vjedhur në banesën e Tereziut, e plagosi në këmbë me armë zjarri dhe u largua me shpejtësi, duke i shpëtuar efektivëve të policisë. Policia e Durrësit ka dyshime të forta se 27-vjeçari Thaçi, i dënuar për vjedhje më parë edhe në Itali e Shqipëri është edhe autor i grabitjes së pikës së kredive.
Astrit Thaçi, 27 vjeç rezulton me precedent penal edhe në fushën e narkotikëve.