Nesër fundjavë: Kujdes me lëvizjen, kategoria e personave që mund të dalin lirisht

Nëser nis fundjava, dhe duhet të kemi kujdes me lëvizjen ndryshe mund të gjobitemi nga policia.

Pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç do të lejohet që të lëvizin këtë të shtunë dhe të dielë.

Ndaj secili duhet të bëjë kujdes pasi duhet të qëndroni në shtëpi.

Sipas vendimit që u mor një ditë më parë, të shtunën dhe të dielën , pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.

Po ashtu edhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa të dielën dotë mbyllen.


Shtuar 1.05.2020 19:29