Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar një shkresë 5 prefekturave të Shqipërisë duke i paralajmëruar të marrin masa në dy ditët në vijim pasi do të ketë stuhi dhe reshje të dendura shiu.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, zonat që rrezikojnë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja nëveri, ndërsa në jug Gjirokastra, Lezha, Fieri dhe Vlora.
None found
Sipas AKMC njoftohet se mund të ketë përmbytje, prandaj kërkon nga Prefekturat gatishmëri dhe madje dhe plan për zhvendosje popullsie në rast rreziku.
NJOFTIMI NGA AKMC:
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.
Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale.
Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.
Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave.
Jude Bellingham ka vendosur dy kushte për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, ndërsa negociatat mes përfaqësuesve…
Sulmi terrorist në Banjskë dhe përgjegjësia për organizimin e tij vazhdojnë të mbeten një nga çështjet më të rëndësishme në…
Ideja e Arsene Wenger për ndryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje do të braktiset pas testimit në garat e…
Çdo i dhjeti fëmijë i moshës 12 deri në 17 vjeç është viktimë e keqpërdorimit seksual, sipas një hulumtimi të…
Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…