Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se 5 pacientë kanë lënë spitalin Infektiv të shëruar nga koronavirusi.
Sipas Manastirliut, pas 12 ditësh me trajtim intensive dhe me medikamente mjekësore 5 pacientët ja kanë dalë mbanë që të mposhtin koronavirusin.
Postimi i Manastirliut:
Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga 🤜#COVID-19
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi🙏🏼
Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga 🤜#COVID-19🤛