Në nderim të Dëshmorëve, Rama dhe Meta bëhen bashkë (VIDEO)

Dita e Dëshmorëve të Kombit është nderuar edhe nga figurat e politikës shqiptare.

Presidenti i republikës, Ilir Meta, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë ndëruar sëbashku dëshmorët e atdheut, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Më herët nderimet tek memoriali “Nënë Shqipëri” i ka kryer edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.


Shtuar 5.05.2020 08:42