Në Greqi rinis jeta, çfarë do të ndodhë pas 4 majit

Greqia do të rinisë jetën sepse tashmë shifrat e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm.

Siç shkruajnë mediat greke, më 4 maj ësht faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.

Po ashtu në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen.
Më 11- 18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, bare dhe restoranet por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.

Hotelet më pas do të hapen në qershor saktësisht në datën 15 qershor.


Shtuar 19.04.2020 14:40