Ndyshimet kushtetuese, Rama mesazh të fortë Metës dhe Bashës: Pikë për pikë!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar me anë të disa postimeve në Twitter, ndryshimet e miratuara sot në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i qeverisë shkruan se marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare, do ta zbatojnë pikë për pikë

Statusi:

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.


Shtuar 14.07.2020 16:35