Ndryshimi i orarit të lëvizjes, si do qarkullojnë makinat private

Policia e shtetit ka nisur kontrollet e rreptë në rrugë, pasi vendimit të nxjerrë që ata që kanë automjetet private mund të lëvizin për qëllime për shkuar në punë.

Me anë të njoftimi, policia bën të ditur se lëvizja me makina nuk do të lejohet e pakontrollua për vetën për dy kohë brenda fashës së lejuar.

“Nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet në asnjë rast lëvizja e mjeteve 4+1 jashtë kësaj fashe orare në bulevarde, rrugë apo qendra urbane. Nuk do të pengohen mjetet e transportit të mallrave të çfarëdo lloj kategorie qofshin, pra janë të lira për të lëvizur gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deklarata e plotë

Policia Rrugore informon dhe këshillon drejtuesit e mjeteve 4 + 1, se nuk do të lejohet më qarkullimi i automjeteve jashtë fashës orare të përcaktuar.

Duke filluar nga dita e djeshme, ka një ndryshim përsa i përket lejimit të lëvizjes së automjeteve që përdoren për të shkuar në punë. Lejohen për të shkuar nga banesa në drejtim të qendrës së punës nga ora 5:00 deri 8:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:30 për t’u kthyer në banesë.

Të gjitha autorizimet e dhëna në funksion të biznesit për mjetet e përdorimit vetjak 4+1 do të përdoren vetëm në destinacionin shtëpi – punë dhe punë – shtëpi. Nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet në asnjë rast lëvizja e mjeteve 4+1 jashtë kësaj fashe orare në bulevarde, rrugë apo qendra urbane. Nuk do të pengohen mjetet e transportit të mallrave të çfarëdo lloj kategorie qofshin, pra janë të lira për të lëvizur gjatë gjithë kohës.

Qytetarët të cilët mund të kenë një emergjencë të caktuar shëndetësore, duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 129, për të bërë njoftimin e targës dhe të destinacionit ku do të lëvizin në mënyrë që të mos pengohen.


Shtuar 15.04.2020 09:42