Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku do të ketë sot seancën paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës.
Gjykata do të vendosë sot nëse çështja Kajmaku do të kalojë për gjykim, do të rrëzohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi, ndërsa prokuroria dyshon se ai falsifikoi dokumentet duke vepruar si kryetar bashkie edhe pasi ishte shkarkuar nga KQZ-ja.
Momentalisht Kajmaku ndodhet në arrati që nga koha që u shpall në kërkim.