Ndodh çudia! Demokratët përjashtojnë Klevis Balliun nga lista për deputetë

Pavarësisht se është një ndër emrat më të lakuar në PD falë përfshirjes së tij në debate e cështje të rëndësishme në vend, Klevis Balliu është eleminuar nga lista e kandidatëve për deputet.

Mes të eleminuarve në Pogradec, është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e antarësisë.

Sakaq mësohet se ish-deputeti Ervin Salianji është konfimuar nga anëtarësia në listë për kandidat për deputet.

Nuk dihet nëse Balliu do të kandidojë për deputet në një tjëtër qark të vendit. /albeu.com/


Shtuar 7.10.2020 17:34