Një burrë në Rusi është në probleme të mëdha pasi ka braktisur fëmijët e tij në një ndër aeroportet më të mëdha të vendit.
Sipas autoriteteve, 41-vjeçari Viktor Gavrilov nga qyteti i Lindjes së Largët mbërriti nga Khabarovsk për në Sheremetyevo të Moskës.
Të lidhura
None found
Më pas, burri hipi në një aeroplan tjetër për në Rostov, afër Detit të Zi, por i vetëm pa fëmijët e tij. Ai i braktisi ata me dokumentet e tij identifikuese, së bashku me një shënim.
“Ju lutemi ndihmoni fëmijët e mi. Ju lutem dërgojini ata në një strehë të përkohshme sepse në këtë moment jam në një situatë të vështirë financiare. Unë do t’i marr ata më vonë. Kërkoj që fëmijët e mi të mos ndahen. Dokumentet e fëmijëve janë në çantën e shpinës. Më vjen keq, por për momentin nuk kam zgjidhje tjetër”.
Komisioneri për të Drejtat e Fëmijëve tha për shtypin se ata kishin gjetur nënën e fëmijëve dhe se ajo nuk dinte asgjë rreth situatës.. Dy prindërit nuk kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin prej disa kohësh.
Fëmijët mund të kthehen tek nëna e tyre, ose të caktohen në një jetimore. Ndërsa babai i tyre po hetohet sipas nenit 125 të Kodit Penal, “Braktisja”, i cili parashikon një dënim deri në një vit burg.
Ndërkohë, Guvernatori i Oblastit të Moskës, Andrei Vorobyov njoftoi në mediat sociale se ai kishte vizituar fëmijët. Vorobyov publikoi gjithashtu edhe një fotografi së bashku me dy fëmijët, të cilët tregonin se e donin shumë babanë e tyre. Ai ju premtoi se do ti gjente Gavrilov një punë dhe ka mundësuar që djemtë të shkojnë në udhëtim në një akuarium. /albeu.com/
