“Ndihem e tmerruar”, nëna e adoleshentit të dhunuar reagon për deklaratën e Veliut (VIDEO)

Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut se 15 vjeçari i dhunuar nga policia te Liqeni, vinte nga një familje problematike, nuk ka kaluar pa u kritikuar nga një pjesë e mirë e figurave të politikës.

Ai publikoi një video të nënës së adoleshentit, e cila dukej me armë në dorë, skenë e cila ishte shkëputur në fakt nga një skenë xhirimi të një filmi.

Nëna e adoleshentit të dhunuar nga efektivët e policisë, Zajda Cobo ka folur duke mohuar pamjet dhe duke thënë se është ndjerë e tmerruar.

“Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar. Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me cfarë të drejte e publikon atë video. Cështjen do ta coj në gjykatë”, tha Cobo në Neës24.

Zajda Cobo vlerësoi më tej se fëmija i saj ka qenë brenda orarit të përcaktuar nga qeveria për të dalë banesës.

“Nuk mund t’i quaj policë ata persona. Policët i kërkonin fëmijës sim kartën e identitetit dhe ai tha se nuk e ka sepse nuk i ka mbushur 18 vjec. Dua mbrojtje nga SHCBA, nga Avokati i Popullit, nga Shoqatat e të Drejtave të Fëmijëve. Është e pavërtetë që djali im të ketë dalë jashtë orarit të caktuar për Covid-19. Unë do kërkoj të drejtën e djalit tim deri në fund. Tani ndihet më mire”, u shpreh Cobo.


Shtuar 29.05.2020 18:15