Ditën e sotme policia ka shoqëruar në komisariat dhjetëra persona të akuzuar për ndërtime të paligjshme në kryeqytet.
Konkretisht nga policia janë ndaluar zyrtarë dhe ish zyrtarë në zonat e Vorës, Farkës apo Kasharit.
Akuza që rëndon mbi ta është se këta zyrtarë apo persona të tjerë janë përfshirë në hollimin apo dëmtimin e bazamenteve të pallateve, të cilat janë shpallur të pabanueshëm më tutje për shkak të tërmetit.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se në pranga kanë rënë zyrtarë dhe ish zyrtarë, përfshi këtu ish- kreun e komunës Farkë, Bardh Plakun apo ish- shefin e urbanistikës në Vorë, Luan Beta.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, nën akuzën apo dyshimet e arsyshme se ata janë përgjegjs direkt ose indirekt në prishjen e shumë banesave për shkak të tërmetit.