Ndërhyrje në gjoks? Fjoralba Ponari u përgjigjet akuzave (FOTO LAJM)

Personazhet e njohur janë gjithmonë nën vëzhgimin e ndjekësve dhe ndryshimin më të vogël të bëjnë në pamjen e tyre vihet re menjëherë.

Por shpesh konkluzionet në të cilat fansat dalin nuk janë të sakta dhe prandaj të famshmit përballen edhe me situata të sikletshme.

Të njëjtën gjë ka përjetuar edhe Fjoralba Ponari para pak ditësh dhe ngjarjen e ka treguar në emisionin “Ftesë në 5”.

Para pak kohësh ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe ndjekësit kanë dyshuar se ka kryer ndërhyrje në gjoks duke u shprehur: “Ta gëzosh gjoksin e ri”.

Ndërkohë Fjoralba nuk ju përgjigj dhe ka treguar sot në emision arsyen pse e si është ndjerë, shkruan iconstyle.

“Unë jo më larg se para 1 jave kam pasur një koment. Kam qenë në atë periudhën e muajit dhe kisha një fryrje të gjoksit, sepse ndodh dhe më thanë: ‘Ta gëzosh gjoksin e ri’.

E mora vesh nga portalet dhe nga komentet që kisha bërë gjoksin dhe pastaj 3 ditë më vonë u shfryva. C’përgjigje mund t’ju japësh.

Gjithsecili që dëshiron mund të ndryshojë diçka në fizikun e tij. Edhe ndryshimin edhe impkatin dhe çdo lloj gjëje do e ketë po prapë vetëm në fizikun e tij, nuk e kuptoj si mund të shqetësoj dikë tjetër kjo”, tha Ponari.


Shtuar 2.10.2020 20:32