Nard Ndoka shkon me vonesë në emision dhe vihet në siklet: Kështu do vini në pushtet ju?!

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka shkuar me vonesë në një emision televiziv ku ishte i ftuar.

Pas prezantimit të të ftuarve, gazetari dhe moderatori Roland Qafoku, gjithashtu i ftuar në emisionin “Arena”, në TvOra bëri një batutë duke e lidhur edhe me politikën.

“Kështu do të vini në pushtet ju zoti Ndoka?”, -ishte pyetja e Qafokut për të cilin u përgjigj menjëherë Pano Soko dhe Edlira Gjoni.

“Po, po me vonesë”, tha Soko, pas së cili Gjoni u shpreh:

“Duke pritur orarin, opozita është në pritje.”

Nuk mungoi edhe përgjigja e Nard Ndokës duke thënë: “Ne kemi bòjkotuar parlamentin, jo emisionin!”


Shtuar 17.06.2020 20:51