Najada Çomo jep lajmin e mirë: Sot ka nisur trajnimin për dy pacientë me plazmë!

“Dhe një lajm që dua ta ndaj, ka një muaj e gjysmë që po punojnë për plazmën, sot aplikohet mjekimi me 2 pacientë më këtë plazmë, dhe I bëj thirrje popullatës së shëruar që të jetë dhuruese e gjakut…”

Edhe në Shqipëri ka nisur trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmë.

Këtë lajm të mirë e ka dhënë shefja e Infektivit, Najada Çomo e cila u bën thirrje popullatës të dhurojë gjak.

Reagimi:

“Nga 8 marsi kemi pasur mbi 1 mijë të shtruar, 715 e kanë fituar betejen, disa e kanë humbur, por fitorja e mbijetesës është bërë falë mjektimit dhe barnave të ofruara në kohë rekord.

Ne kemi kërkuar si bëhet në botë dhe qeveria ka ofruar menjehërë barnat që ne kemi kërkuar. Ne mjekojmë me standarde bashkëkohore.

Çomo ka ndarë edhe një lajm të mirë, nisjen e trajtimit me plazmë,

Dhe një lajm që dua ta ndaj, ka një muaj e gjysmë që po punojnë për plazmën, sot aplikohet mjekimi me 2 pacientë më këtë plazmë, dhe I bëj thirrje popullatës së shëruar që të jetë dhuruese e gjakut.”


Shtuar 25.08.2020 12:00